RTV Ora - Sterkaj propozon amendim të ligjit për dhunën në familje
  • 5 years ago
#rtvora
Deputeti socialist Paulin Sterkaj propozon amendimin e nenit 16 të të ligjit nr 9669 "Gjykimi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Sipas këtij neni edhe nëse viktima tërheq padinë procesi nuk sjell si pasojë mosgjykimin e çështjes së filluar.

Paulin Sterkaj: "Gruaja denoncon burrin se e ka dhunuar. Policia merr masa ekstreme dhe i presin letrat për ti bërë arrestin burrit. Gruaja të nesërmen ankohet se po më fusin burrin në burg. Madje në një rast, një prokuror në Shkodër i propozoi prokurorit të vet zgjidhjen: Nëse një burrë ka konflikt me gruan të mos e rrahë burri, por kunati, sepse padia për kunatin tërhiqet por nuk tërhiqet padia nga burri. A ka ardhur kohë zonja Vasilika që të amendojmë të paktën nenin e ligjit, që të ketë edhe një kompromis për tu hequr nga masa e dënimit penal, sepse ne nuk fitojmë asgjë por shkatërrojmë familje. Në raste ekstreme kur nuk heq dorë asnjë të funksionojë ligji sic është por gruaja ose burrin heqin dorë nga një padi të tillë. Të zbusim këtë nen sepse kemi prishur shumë familje duke zbatuar me seriozitet këtë ligj"


Neni 16 - Gjykimi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes
1. Gjykata vendos shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes brenda 15 ditëve pas pranimit të kërkesës.

2. Gjatë shqyrtimit të kërkesës për urdhër mbrojtjeje, gjykata dëgjon me radhë personat në vijim:
a) viktimën, përfaqësuesin ligjor apo avokatin e saj;
b) të paditurin/ën (dhunuesin/en), përfaqësuesin ligjor apo avokatin e tij/saj;
c) prokurorin, nëse ky ka paraqitur kërkesën;
ç ) përfaqësuesit e policisë;
d) përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale pranë njësisë në të cilën jeton përherë ose përkohësisht personi i përmendur, kur kërkuesi është nën 18 vjeç, nuk ka zotësi për të vepruar apo dhuna e ushtruar në familje ka ndikim mbi personat e lartpërmendur;
dh) punonjësit e qendrave shëndetësore apo të qendrave të shërbimit dhe rehabilitimit, të cilët kanë asistuar viktimën pas ushtrimit të dhunës mbi të;
e) dëshmitarët, të cilët gjykata i konsideron të domosdoshëm.
3. Në rastin kur kërkesa është paraqitur nga policia/prokuroria, tërheqja e viktimës nga procesi nuk sjell si pasojë mosgjykimin e çështjes së filluar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sterkaj-propozon-amendim-te-ligjit-dhunen-ne-familje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended