Balla: Në koalicion me PS gjysma e partive të regjistruara në KQZ, zgjedhjet do bëhen

  • 5 years ago
Në përfundim të marrëveshjes së koalicionit, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka ripërsëritur deklaratat se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Ai tha se pjesë e këtij koalicioni është gjysma e partive që janë regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

"Kemi ruajtur të njëjtën emër që kemi fituar zgjedhjet e kaluara. Dua t'u them që kjo aleancë është fiks gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje, jam i sigurt që do të ketë edhe koalicione të tjera. Nuk kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihen mbi parimin e kundërshtimit të popullit. Zgjedhjet janë të populli, po të partive politike. Ajo që ne kemi thënë është se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, mandati i kuvendit është legjitim. Ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA me Palmer, që nxiste partitë të merrnin pjesë në zgjedhje", tha Balla.

Recommended