Report TV - Zgjedhjet 2019, KQZ: Transparencë për financimet: Datat për regjistrimet e partive

  • 5 years ago
Të gjitha subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të qershorit 2019, u është kërkuar respektim i procedurave të regjistrimit të kandidatëve dhe koalicioneve. Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxha në të kundërt, nuk do të ketë shtyrje datash dhe emrat e tyre nuk do të figurojnë në fletën e votimit.

Subjekteve politike u është kërkuar dhe të bëjnë kujdes dhe te respektojnë afatet kohore për deklarimin e të ardhurave financiare, pasi në të kundërt do të ketë masa të rrepta administrative.

Në të shkuarën KQZ -ja është kritikuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare për regjistrimin e subjekteve zgjedhore përtej afateve ligjore. Gjithashtu nga ana e KQZ është njoftuar se fushata elektorale fillon në datë 31 Maj dhe nisja më parë e saj nuk do të tolerohet pasi sjell pabarazi nëpërmjet kandidatëve.

Recommended