OSBE takimi i partive për zgjedhjet - (20 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Komisioni i ekspertëve të procesit parazgjedhor kanë nisur sot shqyrtimin e neneve për KQZ të drafit elektoral të paraqitur nga qevria. Por puna ka nisur me nenet 16 dhe 17, që kanë të bëjnë me kompetencat e këtij komisioni dhe jo përbërjen e tij.

Përfaqësuesi i Partisë së Legalitetit në komisionin teknik është larguar në shenjë proteste nga mbledhja. Ai ka deklaruar se ky është një kurth, duke miratuar më parë kompetencat po bëhet fakt i kryer përbërja e KQZ. Opozita vazhdimisht ka kërkuar çdekretimin nga presidenti Mejdani të anëtarëve të këtij komisioni dhe riformulimin e tij në bazë të parimit të paritetit.

Ekspertët e OSBE-së kanë deklaruar se kushdo është i lirë të qëndroj apo të largohet. Pas 4 orë diskutimesh komisioni teknik ka kaluar dispozitat që kanë të bëjnë me kompetencat e KQZ sipas një teksti të paraqitur nga OSBE-ja duke përfshirë edhe vërejtjet e të gjitha palëve./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended