Bylykbashi: PS ka shpartalluar KQZ, nëse ka ardhur koha të humbasë zgjedhjet të shkojë në shtëpi
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzon mazhorancën se ka futur nën kontrollin e saj KQZ.

Deputeti, Oerd Bylykbashi, i ftuar në Ora News, deklaron se PS praktikisht ka katër anëtarë në KQZ dhe PD vetëm një.

Bylykbashi: PS ka marrë dy anëtarë, nuk i takojmë sepse praktikisht PS ka katër persona në KQZ. Kodi zgjedhor, partisë më të madhe në mazhorancë i njeh të drejtën e vetëm dy anëtarëve. Praktikisht opozita, PD, mbetet vetëm me një, duhet të ketë dy dhe nuk është fare çudi që të prishet shumë shpejt edhe ai që është mekanizmi bllokues kur ka vendimarrje që duhet të jenë me shumicë të cilësuar dhe i jep mundësinë e bllokimit minorancës. Janë shpartalluar në mënyrë të qëllimshme garancitë e KQZ. Për shumë më pak ata zotërinjtë u larguan me telefon, dhanë dorëheqjen në 2013. KQZ në këto momente gjendet përpara kësaj situate ku praktikisht PS ka shpartalluar KQZ, ka kapur një nga institucionet e tjera.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bylykbashi-ps-ka-shpartalluar-kqz-nese-ka-ardhur-koha-te-humbase-zgjedhjet-te-shkoje-ne-shtepi
Recommended