Themelues i Akademisë së Shkencave, Luan Omari: Ka ardhur koha, që Akademia të ringrihet
  • 5 years ago
Zgjedhjet në Asamblenë e Akademisë së Shkencave u drejtuan sot nga akademiku Luan Omari. Ai nuk është vetëm akademiku më i vjetër në moshë, 94 vjeç, por është edhe i vetmi ndër themeluesit e këtij institucioni, në vitin 1972, që është gjallë. ?ReportTV? në përfundim të zgjedhjeve, ku kryetar akademie u zgjodh Skënder Gjinushi, nënkryetar Vasil Tole, ndërsa sekretar shkencor Salvator Bushati dhe Teki Frashri për seksionin e shkencave, pyeti edhe akademikun Luan Omari, se çfarë mendon për këto zgjedhje.

?Mbledhja shkoi jashtëzakonisht normal, shumë mirë. Pati edhe vota kundër, kjo është pozitive, sepse tregon se nuk ka qenë një votim i paracaktuar. Unë kam shpresë, që me kryetarin e ri, që e njoh prej kohësh, që student, Akademia të shkojë për mbarë?, thotë Omari.

Omari mendon se akademikët edhe institucioni do të zënë vendin e duhur në shoqëri, me kryetarin e ri që u zgjodh.

?Unë kam bindjen, se njerëzit që kanë ardhur në akademi sot, do të punojnë mirë edhe do ta çojnë përpara. Akademia meriton që të ketë një zhvillim më të madh. gjatë një kohe të gjatë tanimë, akademia ka qenë e lënë mënjanë. Tani ka ardhur koha, që akademia të ringirihet, edhe të meritojë atë besim, që njerëz të ndryshëm, që kanë pasur ndaj akademisë?, vijon më tej ai.

Përsa i përket kontributit, që ai personalisht mund të jap shprehet se: ?Unë jam shumë i moshuar, jam akademiku i fundit, që jeton akoma nga grupi që themeloi Akademinë, edhe nuk jap shumë kontribut, sepse jam nga fundi jo vetëm i karrierës, por edhe i jetës sime, sepse edhe jeta ka një kufi?, thotë akademiku Luan Omari.
Recommended