RTV Ora - Rama: Shqiptarët po bëhen mish për top nga partitë në Holandë

  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri Edi Rama akuzon partitë në Holandë se po kërkojnë të fitojnë votat e nacionalistëve përmes kërkesës për rikthimin e vizave për shqiptarët. Nga foltorja e parlamentit ai u shpreh se opozita shqiptare po gëzon nga lajmet negative për vendin, ndaj e konsideroi këtë si një nga ditët e errëta të politikës shqiptare. Edi Rama pranoi që ka një mijë arsye për të rrëzuar qeverinë, por e quajti të paaftë qeverinë për t?i gjetur ato.


Tirane- Vendimin e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët, Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit e ka quajtur propagandë politike. Rama e konsideroi si një veprim të pabazuar në fakte, por sipas tij deputetët që propozuan nismën kërkojnë të fitojnë vota në kurriz të shqiptarëve.

Edi Rama: ""Më duket e udhës që ti kthehem vendimit të parlamentit holandez por duke e parë atë nga sfondi i një feste absurde që u zhvillua në oborrin e opozitës në Tiranë si rezultat i atij vendimi. Një festë fyese dhe pa e ekzagjeruar aspak përbuzëse për njerëz zakonshëm të këtij vendi në kushte kur ai vendim u përcoll nëpër kanalet televizive dhe nëpër ato digjitale si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve.
Ndërkohë që është një vendim thjesht dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda ku nuk është sekret, ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensivisht kundër zgjerimit, kundër emigrantëve, intensivisht kundër shqiptarëve. Shqiptarët janë zgjedhur nga disa parti në atë vend si një kokë turku për retorikën agresive izolacioniste në raport me zhvillimet përtej kufjive të Holandë, në Bashkimin Europian dhe agresive kundër politikës europiane të zgjerimit."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-shqiptaret-po-behen-mish-top-nga-partite-ne-holande

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended