RTV Ora - Inaugurohet Salla e Koncerteve, Rama: Shembull që ëndrrat mund të bëhen realitet
  • 5 years ago
#rtvora #protestaeopozites
Kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj morën pjesë në inaugurimin e sallës së re të koncerteve në Liceun Artistik ?Jordan Misja?.

Si ish-nxënës, Kryeministri risolli në vëmendje kushtet modeste dhe tha se ky Lice është një ëndërr e realizuar për mësuesit e nxënësit e një fidanishteje arti, që ka nxjerrë yje të skenës kombëtare e të skenave më prestigjioze të botës.

Rama: Ndërkohë që po hynim këtu më çoi kujtesa shumë kohë mbrapa, kur ishte një lice shumë modest nga pikëpamja e infrastrukturës dhe kushteve. Edhe pse duket sikur pati një kohë që shkoi në një situatë shumë të vështirë, pro ka qenë me kushte shumë modeste, liceu që ka nxjerrë gjithë ata artistë të jashtëzakonshëm si Ermonela Jahon, Saimir Pirgun, Inva Mulën e plotë të tjerë. Ky lice, është një shembujt për të ilustruar një fakt, që një ëndërr që njeriu e shikon me sy hapur patjetër që mund ta realizojë nëse ka vullnet dhe është i gatshëm për të sakrifikuar.

Ndërsa Veliaj e vuri theksin tek të tjera projekte për të cilat po punon bashkia e Tiranës.

Veliaj: Doja t?ju ftoja të gjithëve në një uidhëtim imagjinar, që ka një rreze 1 km nga këtu. Më pak se 1 km nga këtu është Shkolla e Baletit, një tjetër karakatinë që kur binte shi, çfarë binte jashtë binte edhe brenda. Sot kemi një Shkollë të Baletit, ndër më cilësoret në rajon. Pqr ne ishte e rëndësishme të fillonim me shkollat kombëtare elitare. Tashmë jemi duke transformuar parkun e Lodrave te rruga e Elbasanit. Po kështu edhe parkingu nën tokë.

Me këtë udhëtim imagjinar, rrotullohuni pak, dhe këtu kemi shkollën ?Kosova?, që më ka mua si produkt. Rrotullohemi dhe pak në një rreze më pak se 1 km, Piramida e Tiranës. Një nga gjuhët që po kërkojnë të gjithë sot është kompjuteri, aftësia për të koduar për të programuar, ndaj projekti ynë tjetër do jetë Piramida. Tashmë është duke përfunduar edhe stadiumi ?Arena Kombëtare?. Dhe le të kthehemi dhe pak, të kalojmë tek qyteti Studenti, ku kemi përfunduar rikonstruksionin e 11 konviketeve. Dhe do të vijojmë me të tjerat. Puna tregon se është arritur një lloj etike sociale.

Salla e re do të mbajë emrin e mjeshtrit të Lirikës Tonin Harapi, një ndër themeluesit e Universitetit të Arteve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/inaugurohet-salla-e-koncerteve-rama-shembull-qe-endrrat-mund-te-behen-realitet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended