RTV Ora - ‘Vizatime të një jete’ nga Lekë Tasi përjetësohen në ekspozitë

  • 5 years ago
#rtvora
?Vizatime të një jete? të artistit të mirënjohur Lekë Tasi vijnë të përjetësuara në një ekspozitë.

Jeta e vështirë e një artisti, që shkëlqimin dhe shpresën e ditëve të vështira të internimit e përçoi në art, u shpërblye në 90 vjetorin e tij.

Ajola Xoxa: "Ne ishim njohur me pikturën e Lekë Tasit dhe tani zbuluam se ai për gjatë gjithë jetës së tij artistike dhe fizike kishte vizatuar në atë intimitetin e vet, pa menduar se këto vizatime do ekspozoheshin."

Lekë Tasi, piktori autodidakt që nisi jetën si muzikant, kishte pasion të vërtetë pikturën. Koncepti i ekspozitës vjen i paralelizuar me vizatimet e vërteta të një jete të piktorit që jetoi i internuar, e përmes vizatimit, skicoi jetën e përditshme me kompozime shumëfigurëshe.

Lekë Tasi: "Është dialog me veten, dialog intim dhe njëkohësisht është një dëshmi. Dëshmitë në Shqipëri për arsye historike dhe kulturore kanë munguar."

Lekë Tasi lindi më vitin 1929 në Greqi, në një familje emigrantësh. Kthimi i tyre në Shqipëri, u shoqërua me vite të errëta, të izoluara në Grabjan të Lushnjes, përgjatë 25 viteve. Pas internimit, piktori përçoi shkëlqimin e tij në publik përmes pikturës, ku u bë pjesë e shumë ekspozitave. Më e fundit, ?Vizatime të një jete? do të qëndrojë e hapur për të gjithë artdashësit deri më 28 prill.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vizatime-te-nje-jete-nga-leke-tasi-perjetesohen-ne-ekspozite
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended