Ora News – “Persona”, ekspozita më e re nga piktori Lekë Tasi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I ka kapërcyer të tetëdhjetat, por vetëm në moshë pasi piktori i mirënjohur shqiptar Leke Tasi vjen përherë i freskët e origjinal në ekspozitat e tij, ashtu si edhe kjo e radhës e çelur në ?Art House? Shkodër e pagëzuar ?Persona?.
Me dinamikën e krijimtarisë që lidh epokat me njëra- tjetrën, piktori i përndjekur në kohën e diktaturës, e triumfues në vitet e demokracisë sjell imazhe interesante për artëdashësit, të cilat përcjellin sa mesazhe aq edhe ndjenja, që janë një shembull interesant edhe për brezat e rinj krijues.
Leke Tasi: Është vitalitet për të cilin kam vuajtur mjaft si artist për tu pranuar.
Të pranishmit ndoqën edhe dokumentarin e përgatitur nga regjisori Stefan Çapaliku kushtuar kesaj figure të penelit.
Lekë Tasi i përket piktorëve bashkëkohës modernë shqiptarë të pas viteve ?90 në Shqipëri.
Ai edhe pse e nisi jetën si muzikant, kishte pasion pikturën duke realizuar kryesisht peizazhe (vizatime dhe akuarele).
Zef Paci: Është një artist që për një kohë të gjatë në hije, me droje e modesti, me një introspeksion të thellë ka ngritur një korpus të veçantë ndër bashkohësit e tij dhe për artin tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/persona-ekspozita-me-e-re-nga-piktori-leke-tasi/

Recommended