RTV Ora - Kampionati atletikës, Dionisi: Të afrojmë të rinjtë me sportin
  • 5 years ago
#rtvora
Është zhvilluar sot në pistën me tartan të stadiumit "Elbasan Arena, kampionati kombëtar i atletikës për moshat U-13 dhe U-16.

Fokusi i Federatës Shqiptare të Atletikës në këtë aktivitet nuk ishte tek rezultatet, por pjesëmarrja e fëmijëve. Rreth 200 sportistë të këtyre moshave garuan në disiplina të ndryshme duke arritur edhe rezultate të kënaqshme.

Sekretari i FSHA-së, Nikolin Dionisi, vlerësoi pjesëmarrjen e sportistëve të rinj, duke deklaruar se qëllimi i federatës është t'i afroj të rinjtë të përfaqësojnë atletikën.

"Ky aktivitet zhvillohet më shumë për të promovuar sportin tek fëmijët, sidomos te U-13 dhe U-16, sipas urdhërimeve të Federatës Botërore të Atletikës. Aktivitetet bëhen në formë loje. Kjo ka një gjë të mirë, pasi në të ardhmen sa më shumë do të kemi atlet të vegjël, aq më tepër do të kemi në të ardhmen. Të mos ngelet atletika vetëm me tre sportistët, siç është Luiza Gega, Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj, por ne të kemi prurje sa më shumë. Nëse ne sot nuk do të punojmë me një plan afatgjatë nuk do të kemi sportist për të ardhmen. "-tha Dionisi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kampionati-atletikes-dionisi-te-afrojme-te-rinjte-me-sportin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended