Ora news- Veliaj takime me të rinjtë e FRESH: PS ka treguar se është gjithmonë e hapur për të rinjtë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë pjesëmarrës në ?Samitin e Studentëve 2k18? organizuar nga FRESH.

Veliaj u shpreh se në këto momente shoqëria jonë ka nevojë që të fitojë betejën me dijen, ndërsa apeloi për hapje. Kreu i Bashkisë theksoi se ka qenë gjithmonë kjo aftësi e PS për të pranuar të renë dhe për t?u hapur që e solli këtë forcë politike në pushtet.

?Ka njerëz që mendojnë se duke shtyrë tjetrin, ecin më lart vetë. Ajo që FRESH ka dëshmuar është në fakt që ne kur punojmë bashkë dhe ngremë lart njëri-tjetrin, ashtu fitojnë. Ndaj fitoi dhe PS, dhe prandaj do të vazhdojë të fitojë, sepse funksionon mbi logjikën që sidomos tani që jemi në pushtet, ne duhet të hapemi akoma më shumë. Logjika tipike në Shqipëri ka qenë që kur jemi në opozitë kemi nevojë për miletin, kështu që hajde ti bëjmë një hapje partisë. Ndërkohë që ajo që kërkon mençuri dhe pjekuri është që: Kur je në pushtet dhe kur i ke të gjitha, pikërisht atëherë që të vazhdosh të ngelesh modest, pikërisht atëherë ke më nevojë më shumë se kurrë që të hapesh?, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se ky është momenti i rinisë dhe PS është treguar e gatshme për të pranuar të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në të mirë të vendit dhe shoqërisë. ?Ashtu si kripa që i jep shije gjithë gjellës, ashtu edhe ne jemi thirrur që ti japim shije gjithë rinisë shqiptare. Dhe unë besoj që sot më shumë se kurrë është momenti i rinisë. Ajo që thuhet që ?kape momentin?, ky është momenti që duhet të kapim. Dhe unë besoj që në një farë mënyrë e kemi filluar mbarë këtë?, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se sot më shumë se kurrë të jesh patriot i mirë për vendin është që të tregosh vlera të qytetarisë në jetën e përditshme. ?Sot është 26 nëntori dhe është dita e Pavarësisë. Nuk po them se sot ne do caktojmë fatet e kombit, se sot kombi falë Zotit nuk është nën rrezikun e pushtimit, as na duhet të shpallim një pavarësi për mbijetesën tonë si komb. Ne duhet të kemi pavarësi nga zhuli, 105 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ne bëjmë aksion kombëtar për të pastruar vendin. ju inkurajoj të gjithëve të vini flamurë për festën, por nuk mjafton ky turbo- patriotizmi vetëm me flamurë?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/veliaj-takime-me-te-rinjte-e-fresh-ps-ka-treguar-se-eshte-gjithmone-e-hapur-te-rinjte
Recommended