RTV Ora - Maskat godasin sërish, grabitet ndërmarrja në Berat dhe shtëpia në Krujë

  • 5 years ago
#rtvora

Një prej bizneseve më të mëdha fasone në Berat u grabit në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Biznesi ndodhet në hyrje të qytetit të Beratit, në anë të rrugës nacionale Berat-Lushnje, në zonën e ish/kombinatit të tekstileve.

Por kjo nuk i ka penguar grabitësit që të futen me thyerje në zyrat e administratës ku mësohet se kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Burime policore thonë se kanë qenë të paktën dy persona të maskuar, të cilët e kanë ditur mirë pozicionimin e kamerave të sigurisë dhe zyrave të ndërmarrjes.

Përfaqësuesit e biznesit dhe policisë nuk dhanë informacion mbi shumën e grabitur, ndërsa grupi hetimor thotë se po punon për identifikimin e autorëve.

Ndërsa këto pamje tregojnë pasojat e grabitjes në banesën e një familjeje që jeton në Greqi në Nikël të Krujës.

Persona ende të paidentifikuar kanë marrë thuajse çdo gjë me vlerë brenda shtëpisë së Besnik Elezit i cili vetëm një javë më parë kishte sjellë nga Greqia orendi e vegla pune.

Familjarët e tij flasin për një dëm deri në 5000 euro, ndërsa ngrejnë dyshime se autorët kishin dijeni për lëvizjet e familjes.

Policia ndërkohë ende nuk ka autorë për goditjen e radhës së maskave në Krujë, ku kohët e fundit rastet e vjedhjeve janë në rritje duke u kthyer në shqetësim për banorët.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grabitet-ndermarrja-ne-berat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended