Report TV - Grabitet me armë vila e biznesmenit në Fushë Krujë

  • 5 years ago
Një banesë në qytetin e Fushë Krujës është grabitur mesditen e kësaj të hëne nga disa persona me maskë dhe të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur si ish S.M.T-ja.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e 65-vjeçarit, Isuf Çela dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Mësohet se Çela është pronar i një biznesi që merret me rregullimin e elektro-shtëpiakeve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nga puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Recommended