Report TV - Fushë-Krujë, i moshuari me biçikletë përplaset për vdekje, shoqërohet në polici shoferja
  • 4 years ago
Një 73-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar për vdekje në Fushë-Krujë. Aksidenti ka ndodhur paraditën e sotme rreth orës 09:55 dhe sipas policisë drejtuese e makinës ishte një 33-vjeçare, ndërsa viktima është identifikuar si Ndre Ndoi.

"Mjeti tip ?Fiat? me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Recommended