Report TV -Grabitet kasaforta e postës në Krujë, autorët marrin 11 mln lekë!

  • 5 years ago
KRUJË- Posta e qytetit të Krujës ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Burime zyrtare bëjnë me dije, se autorët identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë arritur të marrin me forcë një sasi të konsiderueshme lekësh dhe valute, e cila sipas raportimeve paraprake është 11 mln lekë. Ndërkohë për këtë ngjarje është arrestuar roja, 51-vjeçari Besnik Parruca, e ndërsa është shpallur në kërkim specialisti i sallës S. T., 28 vjeç pasi fshehën ngjarjen.

Referuar dëshmisë së rojes së postës, ai nuk ka njoftuar uniformat blu pasi është kërcënuar nga autorët, madje e ka fshehur ngjarjen edhe kur është pyetur nga patrulla e policisë. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket dera e thyer. Duke marrë parasysh se si është realizuar grabitja, duke se autorët kanë njohur mjaft mirë lëvizjet në postë.

Recommended