Report TV - Vendimi, ja si u lirua Edison Harizaj nga Gjykata e Krujës pasi pagoi 9.5 mln lekë
  • 5 years ago
VLORE - Ekzekutimi mafioz i të paprekshmit të Vlorës Edison Harizaj, nuk ka asnjë person të dyshuar. 39-vjeçarit dje ju dha lamtumira e fundit në Vlorë, ndërkohë që ceremonia e varrimit është shoqëruar me masa të forta sigurie, të ndërmara nga vetë shoqëria e viktimës në kompleksin ?Oslo? në Vlorë. Prej 48 orësh policia e Durrësit dhe ajo e Vlorës nuk kanë qenë në gjendje të ngrenë dyshime, qoftë dhe mbi njërin nga autorët e këtij krimi që tronditi Durrësin.

Momentalisht në dosjen e prokurorisë janë vetëm gëzhojat e sekuestruara në vendgjarje dhe skeletet e dy makinave, një të djegur që autorët braktisën dhe makina e bërë shoshë nga plumbat, me të cilën udhëtonte Edison Harizaj dhe shoku i tij, Genci Caci.

Burime pranë policisë së Durrësit thanë për gazetën ?Shqiptarja.com? se hetimi i kësaj ngjarje është tepër i vështirë, pasi në ngjarje të tilla askush nuk është i gatshëm të flasë e të bashkëpunojë, por edhe për shkak se viktima, ishte një person problematik dhe me hesape të hapura me shumë persona. Për më tepër Harizaj është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Vlorës, për akuzën e vrasjes në Vlorë të shtetasit Erjon Ahmeti dhe plagosjen rëndë të dy shokëve të tij Ferdinand Deda dhe Neritan Rama.

Gjykata e liroi të edukohet profesionalisht
Nga verifikimet e kryera nga ?Shqiptarja.com? rezulton se Harizaj i dyshuar për një seri krimesh në Vlorë, dhe i përmendur së fundi në dëshminë e një të penduari në Vlorë, e ka kryer dënimin me 19 vite burgim, duke dalë nga qelia në datën 23 korrik 2010. Vendimin për dënimin e tij e ka dhënë gjyqtarja e Krujës Alma Hoxha, e cila dyshohet se përmes një pagesë prej 9.5 milion lekë të vjetra ka urdhëruar lirimin e Harizaj nga qelia, duke i falur dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 22 ditë burgim, të fortit të Vlorës.
Recommended