Report TV - Me pranga në duar dhe i qetë, Gjykata e Krujës arrest me burg për Rexhep Rrajan

  • 6 years ago
Djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja ka dalë para togave të zeza në Gjykatën e Krujës. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se gjykata ka pranuar masën e sigurisë të kërkuar nga prokurorja Mirela Kapo. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ka pranuar duke vendosur që të lëjë në burg Rexhep Rrajën. Në këtë seancë, Rraja është mbrojtur nga avokati Ilir Bajraktari, ndërkohë që pas kërkesës së prokurorisë, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Prokurorja Mirela Kapo dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ishin dy gratë e drejtësisë që vendosën të arrestonin 24-vjeçarin Rraja.Në pamjet e siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, Rexhep Rraja shihet teksa lë paraburgimin në drejtorinë e policisë së Durrësit dhe futet në furgonin e policisë e më pas mbërrin në ambientet e Gjykatës. Rraja shihet i veshur me rroba sportive, ndërkohë që ka qëndruar ulur brenda sallës së gjyqit. I veshur me xhup të kuq, Rexhep Rraja është lënë sot në burg. Pasi u njoh me masën, Rraja foli për gazetarin e Report Tv, Arsen Rustën dhe la të kuptonte se situata ku ndodhej erdhi si pasojë e politizimit të çështjes ku ai u përfshi. "Lulzim Basha ta provojë në votime", komentoi shkurt Rraja. Në seancën gjyqësore të pranishëm për ta mbështetur ishin miqtë e tij, por u vu re mungesa e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Kujtojmë që djali i deputetit u arrestua ditën e diel, në një biznes në Rinas teksa po qëndronte tek miqtë e tij, pasi akuzohet për përndjekjen e ish0të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Recommended