RTV Ora - Grabitet ndërmarrja në Berat

  • 5 years ago
#rtvora

Center Shqiptare Group, një nga bizneset fasone më të mëdha të qytetit, ka rënë preh e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, persona ende të paindentifikuar janë futur në ndërrmarrje dhe kanë grabitur një sasi të konsiderueshme lekësh në zyrat e administratës.

Biznesi ndodhet në hyrje të qytetit të Beratit, në anë anë të rrugës nacionale Berat-Lushnje, në zonën e ish/kombinatit të tekstileve.

Por, edhe pozicioni i mirë në të cilin është ndërtuar prej vitesh ky fason, nuk i ka penguar grabitësit të futen brenda duke kapërcyer kangjellat prej hekuri të rrethimit të ndërmarrjes.

Grabitësit, pasi kanë marrë një sasi të konsiderueshme lekësh në zyrat e administratët ku janë futur me thyerje janë larguar në drejtim të paditur.

Burimet e brendshme të policisë konfirmojnë se mendohet të kenë qenë 2 persona të maskuar dhe të mirëinformuar në lidhje me pozicionimin e kamerave të sigurisë dhe zyrave të kësaj ndërmarrjeje.

Policia ndodhet ende në vendngjarje dhe po merr në pyetje të gjithë ata punonjës të turnit të natës që mendohet se kanë dijeni rreth grabitjes.

Deri tani nuk bëhet e ditur asnjë pistë e policisë rreth kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse nuk konfirmohet as shuma e parave të grabitura.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grabitet-ndermarrja-ne-berat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended