Report TV - Shenjat e plumbave nga të shtënat drejt ambienteve të një biznesi në Fier
  • 5 years ago
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Fier, ku u qëllua me armë zjarri kallashnikov me breshëri në drejtim të një biznesi që merret me pjesë këmbimi të makinave në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Parkut". Report Tv sjell pamjet e shenjave të plumbave në rrethimin e jashtëm të biznesit, ku fatmirësisht nuk pati të plagosur.

Nga policia e Fierit raportohet se makina tip 'BMW' që u dogj nga autorët pas ngjarjes dyshohet se është e vjedhur, ndërsa targat ishin false, sërish të vjedhura, por në Elbasan, pasi i përkasin një automjeti tip 'Renault'. Për autorët nuk dihet ende asgjë. Pas ngjarjes, ata dogjën makinën në lagjen "Afrim i Ri" në një rrugë pa krye, ndërsa më pas janë larguar duke përfituar nga errësira.

Pavarësisht se kanë kaluar mbi 10 orë nga ngjarja ende nuk ka një pistë konkrete hetimi, pasi nuk dihet nëse objektiv ishte biznesi apo ndonjë person, që të ketë qenë duke kaluar aty në atë moment. Grupi hetimor pritet që të marrë dëshminë e pronarit të biznesit dhe të sekuestrojë pamjet e kamerave të sigurisë së tij, por edhe të tjerëve në atë zonë për të shkuar në gjurmët e autorëve.
Recommended