Prodhonte qese të pariciklueshme, pezullohet biznesi në Fier! U kap në flagrancë nga zv. ministrja

  • 5 years ago
FIER- Një biznes i cili prodhonte qese plastike të holla është bllokuar nga ministria e mjedisit dhe e turizmit.

Mësohet se zv.ministrja, Ornela Çuçi ka bërë një inspektim në terren e shoqëruar edhe nga policia e Fierit ku gjatë kontrollit është konstatuar se ky subjekt prodhonte qese që ishin hequr nga përdorimi vitin e kaluar. Ky biznes është pezulluar deri në plotësimin e kushteve, e ndërsa është kontrolluar edhe tregu për të parë se cilat ishin bizneset e tjera që përdorin këto qesë.

Drejtori i policisë së Fierit, Andon Marko ka deklaruar se kontrollet do të vijojnë për t'i dhënë fund paligjshmërisë.

"Jemi ne zbatim të ligjit për t'i dhënë fund paligjshmërisë", tha Marko.

Vendimi i qeverisë parashikon përdorimin e qeseve të riciklueshme dhe me trashësi më të vogël se 35 mikron, pra ato që nuk ndotin. Ato janë kundrejt një pagese, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur çantat prej cope, ose ato të riciklueshme.

B.K./Shqiptarja.com

Recommended