RTV Ora - PS kërkon inspektim në Shkodër: Pse boshatisen zyrat kur ka protesta?
  • 5 years ago
#rtvora
Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar inspektim në bashkitë e drejtuara nga opozita duke akuzuar se në ditën e protestës ndërpresin shërbimet, për të dërguar administratën në tubim. Në një takim me komisionerin e Shërbimit Civil është theksuar se këto fenomene nuk duhen lejuar. Një tjetër problematikë është konsideruar edhe vazhdimi i detyrës prej punonjësve që tashmë e kanë mbushur moshën e pensionit

Deputetët e mazhorancës në komisionin parlamentar të ligjeve kanë zhvilluar një takim informues me komisionaren e shërbimit civil, Pranvera Strakosha. Në raportim kreu i këtij institucioni është shprehur për marrëdhënie të mira me të gjitha bashkitë, duke nënvizuar edhe Shkodrën. Por ky element ka ngjallur edhe reagimin e socialistëve.

Hyseni: Çfarë keni bërë ju ditën e protestave kur bashkia e Shkodrës boshatisën sportelet. Meqë ju keni marrëdhënie të mira komisionere, megjithë respektin që kam. E ka kompetencë për ta kontrolluar.

Strakosha: Jo nuk e kam në kompetencë.

Hyseni: Po në fushatë pse e kishit?

Strakosha: Sepse në fushatë mora vendimin se kam pengesë ligjore.

Komisionerja nxori në pah problematikën e vazhdimit të punës në disa sektorë nga persona që kanë dalë në pension, gjykimet nga gjykatat që sipas saj nuk janë të plota dhe të thelluara, dhe tematikën e largimeve nga puna për shkak të ristrukturimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ps-kerkon-inspektim-ne-shkoder-pse-boshatisen-zyrat-kur-ka-protesta

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended