Ora News – Nuk ka treg për gjënë e gjallë në Kukës

  • 5 years ago
#oranews #tregblegtoral
Tregu i blegtorëve në Kukës rrezikon ekzistencën e tij. Tregtarët e gjësë së gjallë të ardhur nga zonat e thella thonë se ka rënë kërkesa dhe për pasojë nuk ka treg. Sipas tyre kjo situatë ka ardhur si pasojë e nivelit të ulët ekonomik ndërkohë që rritja dhe tregtimi i bagëtive është bërë I vështirë në mungesë të subvencioneve në bujqësi.

Dhjetëra krerë bagëti tregtohen çdo të diel në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare pasi sipas tregtarëve nuk ka ujë dhe as ndarje për bagëtitë, ndërkohë që dominon balta dhe pluhuri.

Ligji për shërbimin veterinar përcakton se në hyrje të tregut të gjësë së gjallë duhet të ketë edhe një veteriner, i cili kontrollon certifikatat, por bën edhe regjistrimin apo çregjistrimin nga sistemi i identifikimit për çdo kafshë që hyn e del. Megjithatë, ky shërbim duket se pothuajse mungon.

/Ora News.tv/

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nuk-ka-treg-gjene-e-gjalle-ne-kukes

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended