Report TV-Kukës, zjarr në konviktin e nxënësve, nuk ka të lënduar

  • 5 years ago
KUKËS-Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në godinën e konviktit të qytetit. Flakët kanë përfshirë një dhomë të pa përdorshme të konviktit ?20 dëshmorët?.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që, mësohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e kabllos së kabinës që furnizon me energji konviktin, disa objekte të tjera banimi e subjekte private e shtetërore që janë disa metra larg konviktit.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë mundësuar menjëherë shuarjen e zjarrit.

Recommended