Ora News - Unaza e Madhe, asnjë banesë nuk shpëton nga shembja

  • 5 years ago
#oranews
Ministrja e infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, do të anulojë një tjetër vendim të paraardhësit të saj Damian Gjiknuri. Nga burimet mësohet se Ministrja do të anulojë vendimin i cili parashikonte që në Unazë nuk do të shembeshin ato ndërtesa që nuk prekeshin plotësisht nga projekti. Vetë banorët shprehen se pas këtij vendimi ka interesa të tjera, ndërsa paralajmërojnë vijimin e protestave.

Banorëve të Unazës së Madhe u ishte premtuar se banesat që preken pjesërisht nga projekti nuk do tu shembeshin shtëpitë.

Por me kalimin e kohës dhe me ndryshimin e ministrave, pronarët akuzojnë se edhe ndërtesat e tyre do të rrëzohen.

"Aktualisht po e lënë në heshtje, kanë vënë Ministren e re. Kjo është ajo dorë që nuk kanë respekt për ligjet dhe shtetin shqiptar.Jemi para një të drejte legjitime me Kushtetutën e Shqipërisë dhe atë të Zotit për mbrojtjen e banesave të tona. 1500 familje nuk mund të dalin në diell".

"Ka dalë një informacion që do të shembet e tëra.Projekti vazhdon, ne do të vazhdojmë përsëri me protestat tona".

Banorët ankohen se pas këtij vendimi qëndrojnë interesa të fshehta, ndërsa akuzojnë Ministren se nuk është interesuar për problemin e tyre.

"Këto janë lojërat e firmave të ndërtimit që paguajnë që ne të na e marrin dhe pjesën e mbetur.Haram ju qoftë! Por këtë gjë nuk kanë për ta marrë".

"Kur erdhëm e gjetëm moçal, këtë vend e kemi bërë ne me forcat tona. Pse do të na i shembin shtëpitë, rruga është me 8 korsi".

Në vendimin aktual parashikohej që nuk do të shembeshin banesat, të cilat projekti i prek vetëm një përqindje të vogël dhe se prej inxhinierëve do të vërtetohej se ato nuk përbënin rrezik për qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/unaza-e-madhe-asnje-banese-nuk-shpeton-nga-shembja

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended