Ora News - Rama për gazetën italiane: Nuk ka asnjë kaos dhe revoltë popullore

  • 5 years ago
#oranews

"Nuk ka asnjë kaos dhe asnjë revoltë popullore". Me këto fjalë i është drejtuar kryeministri Edi Rama gazetës italiane "Il Fatto Quotidiano".

Rama: Nuk kanë dalë në shesh as jelekverdhët, as sindikatat, as studentët dhe as anarkistët, por opozita parlamentare që disa vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli pasi shkatërroi ekonominë dhe mbyti vendin në kënetën e korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë.

Kreu i qeverisë akuzon opozitën se ka bërë gjithçka për të bllokuar reformën në drejtësi.

Rama: Një prokurori speciale kundër korrupsionit për funksionarët e lartë është gati të nisë punën, sipas marrëveshjes së re Kushtetuese në drejtësi, që kemi miratuar. Më shumë se 50 magjistratë dhe gjyqtarë të korruptuar, të lidhur me keqbërjen e atij pallati për vite janë nxjerrë jashtë falë procesit të vettingut.

Rama thotë gjithashtu se aktualisht asnjë prej kryebashkiakëve të PS nuk është nën hetim për vjedhje votash, ndërsa raportimet e mediave ndërkombëtare i quajti mashtrimi dhe shpifje që bëjnë xhiron e botës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-gazeten-italiane-nuk-ka-asnje-kaos-dhe-revolte-popullore

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended