Tahiri: Drejtesia italiane nuk gjeti asnje lidhje timen me Habilajt

  • 6 years ago
Saimir Tahiri e theu heshtjen pas 1 viti për të bërë publike dosjen hetimore të Antimafias Italiane për lidhjet e tij me Habilajt, atë që e konsideron si të vërtetën e tij.

"Ata hetuan çdo akuze me kërkesën time dhe më kanë dorëzuar mua vendimin e pushimit të hetimit, sepse jam tërësisht i pastër".

Tani ish-ministri i Brendshëm thotë pas këtij dokumenti të drejtësisë italiane, të publikuar eksluzivisht prej të hënës nga Tv Klan, të njëjtën të vërtetë pret edhe nga drejtësia shqiptare, të cilës i kërkon të mbyllë hetimet e të hetojë pa ndikim nga politika.

"Kanë një vit që hetojnë jetën time, janë 7 prokurorë të bëhen dhe 70, por të japin një përgjigje. Mjaft më".

Veten e veçon nga politikanët që kanë patur probleme me drejtësinë.

"As jam fshehur pas pushtetit dhe as kam thënë që s'mbaj përgjegjësi për vëllain, baxhanakun. Drejtësia e blerë qoftë dhe nga Edi Rama, është më e keqe se çdo gjykim për mua".

Akuzat me adresë se kanë përbaltur figurën e tij i ka për politikanë, diplomatë e media.

Por pavarësisht kësaj për të gjithë ka një falenderim.

"Ju faleminderit të gjithë se më vutë para një sfide të vërtetë".

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka shtyrë edhe me 3 muaj të tjera hetimet per ish ? ministrin e Brendshëm dhe e ka përfshirë dosjen italiane në fashikujt e saj hetimore, menjëherë pas dorëzimit të hënën nga Tahiri.

Tv Klan

Recommended