Tahiri: Drejtësia, krimi dhe politika bashkë kundër meje si 'Ati, biri dhe shpirti i shenjtë'

  • 5 years ago
Pas afro 16 muaj Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe këtë të enjte i ka komunikuar atij statusin e të pandehurit.

Është njohur me tre akuza të ngritura nga Prokuroria për krime të Rënda, vepra që ish-ministri Saimir Tahiri, i quan aq të rënda sa vetëm ndaj Aldo Bares janë ngritur në Shqipëri të tilla akuza.

Në prokurori, Tahiri u njoh me tre akuza, të trafikut të drogës, krijimit të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprës penale në kuadër të grupit kriminal.

"Akuza ishte më e rëndë se kaq? ishte trafik droge, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Unë besoj që, nuk më vjen ndërmend njeri tjetër, por pas Aldo Bares ndoshta, jam i dyti me këtë akuzë. Nuk është se ka ndonjë surprizë të madhe, prokuroria e komanduar, siç e nisi ashtu e bitisi këtë histori. Pavarësisht nxitjes që ka nga brenda për t?u marrë me këtë histori, nuk dua të merrem me drejtësinë. Do të vazhdoj ta respektoj deri në fund drejtësinë. Prokuroria sic e nisi e bitisi atë punë", tha Tahiri në një prononcim për mediat pai doli nga prokuroria.

E quan një proces të komanduar, dhe sqaroi se kjo fjalë, nënkuptonte një lidhje të politikës, krimit dhe drejtësisë, në të njëjtën forcë lidhjeje si "Ati, biri dhe Shpirti", theksoi Tahiri.

"Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa s?është dhe Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh", tha ai.

Tha se ende nuk ka marrë asnjë provë të re në prokurori, pasi tha që do njihet më vonë me të. A ka frikë se prokuroria mund të kërkojë arrestimin e tij përsakohë ka ngritur këto akuza të rënda.

Edhe kur sapo doli nga prokuroria për Krime të Rënda, u shfaq i buzëqeshur.

"Mua nuk më frikëson gjë përveç të vërtetës, nuk më intereson seç bën prokuroria, më intereson vetëm e vërteta, unë e di që ky është një proces i turpshëm, politik nga fillimi ne fund, i komanduar nga fillimi në fund, unë jam mësuar, do ja dal. E vërteta ime është komplet e kundërta e asaj që mendon prokuroria, po ka folur prokuroria e antimafies italiane dhe gjykata atje më dha të drejtë kur tha se Tahiri nuk ka pikën e lidhjes me këtë histori", tha ai.

Në të njëjtën dosje mbi Tahirin janë dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Recommended