Tahiri: Drejtësia, krimi dhe politika bashkë kundër meje si 'Ati, biri dhe shpirti i shenjtë'

  • 5 years ago
Është njohur me tre akuza të ngritura nga Prokuroria për krime të Rënda, vepra që ish-ministri Saimir Tahiri, i quan aq të rënda sa vetëm ndaj Aldo Bares janë ngritur në Shqipëri të tilla akuza.

Në prokurori, Tahiri u njoh me tre akuza, të trafikut të drogës, krijimit të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprës penale në kuadër të grupit kriminal.

"Prokuroria sic e nisi e bitisi atë punë", tha Tahiri në një prononcim për mediat pai doli nga prokuroria.

E quan një proces të komanduar, dhe sqaroi se kjo fjalë, nënkuptonte një lidhje të politikës, krimit dhe drejtësisë, në të njëjtën forcë lidhjeje si "Ati, biri dhe Shpirti", theksoi Tahiri.

Pavarësisht nxitjes që kam nga brenda për tu marrë me këtë histori, përsakohë jam në këtë situatë, do respektoj drejtësinë dhe do i shkoj drejtësisë deri në fund, duke besuar. Historia ime lindi si një proces politik, dhe kur them prokurori e komanduar, kam politikën, krimi dhe drejtësinë. që janë aq bashkë saç është edhe ati biri dhe shpirti i shenjtë, nuk janë ndarë ende, dhe unë po e shoh", u shpreh Tahiri.

Tha se ende nuk ka marrë asnjë provë të re në prokurori, pasi tha që do njihet më vonë me të. A ka frikë se prokuroria mund të kërkojë arrestimin e tij përsakohë ka ngritur këto akuza të rënda.

Tahiri shfaqet i fortë. Në fakt edhe kur sapo doli nga prokuroria për Krime të Rënda, u shfaq i buzëqeshur.

Recommended