Report TV - Dita e shenjtë e bektashinjve bën bashkë ministrin Klosi dhe Metën

  • 5 years ago
Presidenti i vendit Ilir Meta, ka shprehur dakordësinë e tij që Mali i Tomorrit të shpallet Park Kombëtar. Meta ka firmosur edhe peticionin e ndërmarrë nga Smile Albania dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Të rinjtë e Smile Albania, Ministri Klosi, si dhe presidenti Meta janë bërë bashkë në festën e Pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, ku mijëra besimtarë në 5 ditë ngjisin malin dhe bëjnë kurban.

Ministria e Turizmit prej kohësh ka propozuar që Mali i Tomorrit të shpallet i gjithi Park Kombëtar por gjykata Administrative e Tiranës nuk ka rënë dakord dhe në këtë mënyrë makineritë e rënda të guroreve që operojnë aty vijojnë të shkatërrojnë malin.

Park Kombëtar i Malit të Tomorrit sipas ministrit Klosi i përket të gjithëve dhe duhet mbrojtur pa kushte. Të rinjtë e Smile Albania në Berat vijuan mbledhjen e firmave edhe në ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorrit duke dëshmuar ditë pas dite interesin dhe këmbënguljen e banorëve dhe turistëve për të mbështetur mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore. Ndërkohë mbledhja e firmave do të vijojë edhe në ditët në vijim, në Tomorr dhe në atraksione të tjera turistike të Beratit, për t?ju drejtuar më pastaj organeve të drejtësisë, si argument i padiskutueshëm për rrëzimin e vendimit të Administratives.

Recommended