Report TV - Ditëlindja e Ernest Troshanit bën bashkë në një tavolinë Metën dhe Tom Doshin

  • 6 years ago
Ish-Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi akuzoi përpara tre vitesh presidentin Ilir Meta, se ky i fundit kishe porositur vrasjen e tij dhe atë të deputetit demokrat Mhill Fufi. Përballja midis tyre shkoi deri në dyert e gjykatës dhe jehona mediatike qe tepër e madhe.

I rrethuar nga një ciklon akuzash dhe sulmesh të njëpasnjëshme, Ilir Meta do të deklaronte në mars të 2015-s se gjithçka është një përrallë me versione të ndryshueshme, si dhe do të pohonte se akuzat e Doshit vinin si pasojë e një skenari të krijuar nga kryeministri i asaj periudhe, Sali Berisha.

Dikur u shfaqën si armiq të përbetuar, por mesa duket sot koha për ta ka shëruar gjithçka. Arsyeja që dy figurat politike janë ribashkuar pas kaq shumë kohësh në një ambient të përbashkët ka qenë pikërisht festimi i 90-vjetorit të Kardinalit dom Ernest Troshani në Firence të Italisë. Duke kënduar bashkë urimet për klerikun dhe duke buzëqeshur pothuajse gjatë gjithë mbrëmjes, Ilir Meta dhe Tom Doshi të lënë të mendosh se kanë lënë pas krahëve mëritë e të së kaluarës.

Recommended