10-vjetori në NATO bën bashkë Metën dhe Ramën, kryeministri: Kosova duhet të jetë në Aleancë
  • 5 years ago
Shqipëria festoi sot 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërsa në sheshin 'Nënë Tereza' në kryeqytet u zhvilluan disa aktivitete, ku morën pjesë përfaqësues të 29 vendeve anëtare. Të pranishëm ishin edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, por edhe shumë personalitete të tjerë. Kreu i shtetit dhe qeverisë shtrënguan duart të buzëqeshur duke 'harruar' për pak momente përplasjen me deklarata në muajt e fundit.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se Aleanca përballet me sfida të reja, ndërsa kryeministri kërkoi nga NATO që të bëjë pjesë të saj edhe Kosovën. Gjithashtu, shefi i qeverisë tha se Shqipëria po përgatitet që ndërtojë në Kuçovë bazën ushtarake të NATO-s, më moderne dhe më të madhe në rajon. Në përfundim të fjalimeve mbi qiell fluturuan disa avionë të NATO-s, ndërsa më pas qytetarë kureshtarë panë nga afër armatimet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Recommended