Basha: Bashkë do ta çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas mbledhjes se opozitës në Shkodër, paralel me seancën e parë parlamentare të sesionit të ri, Lulzim Basha ka postuar në facebook një tjeter qëndrim në vazhdën e deklaratave që dha bashkë me aleatet e tij opozitar të hënën nga qyteti verior.

Basha shkruan se opozita do të vazhdojë të jetë krah qytetareve në luftë me bandat në të gjitha qytetet e vendit ku janë shënuar ngjarje të rënda kriminale.

?Bashkë do ta clirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi. Pa Kompromis, shkruan mes të tjerash kreu i PD në facebook.

Bojkoti I seancës së parë në kuvend u bë jo pa qëllim nga PD dhe LSI pasi takimi I opozitës u zhvillua në një qytet me shumë ngjarje të rënda kriminale kohet e fundit.
Recommended