Ish-luftëtari i UÇK-së: Rama dhe Basha duhet të shkonin bashkë në Prishtinë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Kosova po kalon momente delikate që pas aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale në Hagë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK-së Veseli dhe disa ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Kryeministri Rama ishte në Prishtinë para intervistimit të Thaçit në Hagë, ndërsa të hënën drejt Prishtinës do të udhëtojë kreu i opozitës Lulzim Basha që përkon me kthimin e Thaçit nga intervistimi katër ditor nga Prokuroria Speciale.

Publicisti dhe veprimtari i çështjes shqiptare Uk Lushi thotë se do të dëshironte që Tirana zyrtare të ishte e bashkuar dhe unison kur vjen fjala për çështje kombëtare.

Uk Lushi: Shqipëria e ka detyrim kushtetues të kujdeset për shqiptatët jashtë territorit të saj, kur janë në pyetje interesat vitale shqiptare asnjë shqiptar nuk duhet të ndihet krenar për angazhimin për to por duhet ta ndjejnë detyrim.Më pëlqen që liderët e Shqipërisë shkojnë në Prishtinë, është mirë që ka shkuar kryeministri Rama, është mirë jashtëzakonisht që shkon kreu i opozitës, por të jem i sinqertë dëshira ime do të kishte qenë që ata të kishin shkuar së bashku në Prishtinë dhe para se të shkonin në Prishtinë të unifikoheshin vetë në Tiranë.Para se të shkojnë një nga një dhe të takohen me liderët në Prishtinë, Basha, Rama dhe të gjithë liderët e tjerë institucionalë është mirë të ulen vetë bashkë dhe pastaj të shkonin bashkë pozitë dhe opozitë në Prishtinë, ose të kishin thirrur liderët e Kosovës në Tiranë.Janë sjellje meskine, vese meskine tonat që na përcjellin prej shumë kohësh. Fatkeqësisht liderët tanë janë marrë më shumë me politika të ditës sesa me strategji dhe vizione.

Në një intervistë për Rtv Ora, Lushi komentoi edhe fjalimin e Thaçit adresuar qytetarëve të Kosovës.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ish-luftetari-i-uck-se-rama-dhe-basha-duhet-te-shkonin-bashke-ne-prishtine-pergjigje-panshqiptare-nese-kerkohet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended