Basha: Nxjerrim vendin nga kriza - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri demokrat Lulzim Basha premtoi serish uljen e taksave dhe çmimit te energjisë elektrike për banoret ne Belsh, Cërrik e Bradashesh, nëse vota e tyre ketë here do te shkoje për opozitën.?Vota për Partinë Demokratike, unë premtoj do të shkojë për paketën tonë të shpëtimit, të ulim taksën në minimum, më të ultën në Ballkan, të ulim çmimin e energjisë, që ato lekë që i çojmë për fatura e kamatë-vonesat, t?i kenë në xhepin e tyre, të vijnë e të blejnë bukë e të blejnë mallrat kryesore, të heqim TVSH-në për mallrat e shportës, që të paktën t?i paguajnë 20% më pak. Ç? kuptim ka që shteti vjen e të merr 20% për vezën, bukën, kurse ai tjetri s?ka lekë të japë për bukën?!?Pasi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të kësaj zone, lideri i maxhorancës tha se Partia Demokratike e ka gati ofertën për të nxjerrë vendin nga kriza.?Kjo zgjidhet me votë dhe në 21 qershor ju keni mundësinë që këtë të keqe ta ndalni me votën tuaj por nga ana tjetër, duke votuar për Partinë Demokratike në 21 qershor, ju bëni një zgjedhje për platformën tonë të uljes së çmimit të energjisë me 25% dhe faljes së kamatë-vonesave për të gjithë banorët e Dumresë?.Për banorët e Dumresë, shqetësimet më të mëdha ishin; rritja e kostos së punimeve bujqësore për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë, faturat abuzive të energjisë dhe emigrimi.

Recommended