Ora News - Politika feston e ndarë Pavarësinë, Meta dhe Rama bashkë në Vlorë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe ky 106 vjetor i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e gjeti të ndarë politikën. Në Vlorë u organizua aktiviteti me rastin e 28-nëntorit ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të shtetit, presidenti Meta, kryeparlamentari Ruçi dhe kryeministri Rama.

Zëvendëskryeministri i Kosovës e ka konsideruar Vlorën një qytet pelegrinazhi për shqiptarët.
Behgjet Pacolli: Gjithë shqiptarëve kudo qofshin, urime 28 Nëtorin, dita e madhe, ditë feste, ditë e paqes për gjithë shqiptarët, ditë simbolike. Por edhe Vlora këtu vend pelegrinazhi. Urime gjithë shqiptarëve nga thellësia e zemrës.

Ndërkohë, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, e djathta shqiptare përkujtoi pavarësinë dhe çlirimin e vendit.

Lulzim Basha ftoi shqiptarët të jenë të bashkuar për të siguruar, siç tha ai, liri të pacënuar.

Lulzim Basha: Jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre dhe të drejtat e tyre. Dhe e konsideroj ditën e sotme edhe një ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme e papushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe e garantuar në fakt ashtu siç është e garantuar në ligj dhe në Kushtetutë.

Edhe në qendër të Tiranës u ngrit Flamuri shqiptar nga kryebashkiaku Veliaj.
Kryetari i Bashkisë shfrytëzoi këtë ditë për të shprehur edhe njëherë vendosmërinë për të ecur me projektet zhvillimore për Tiranën, duke iu referuar Unazës së Madhe.

Erion Veliaj: Sot lipset që minoritetet e zhurmshme ti respektojmë për fjalën e tyre, por shumica e heshtur të vazhdojë përpara. Nëse ne do të dëgjonim çdo minorancë të zhurmshme që thotë duam babën, nuk do ta kishim këtë shesh. Përsa kohë që ky qytet, me bujarinë e vet, ka vendosur se banesat sociale mund të përdoren pa limit, dhe nëse dikush nuk do banesë sociale do të marrë bonus qeraje, për të tjerët ka shpronësim.

Ambasada e SHBA, ambasadori i BE-së Soreca, por dhe diplomatë e Ambasada të tjera kanë uruar shqiptarët për ditën e pavarësisë.

Ndërsa Knut Fleckenstein në këtë 106 vjetor ka marrë angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit në BE.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-dhe-rama-bashke-ne-homazhet-te-monumenti-i-pavaresise-ne-vlore

Recommended