Ora News - Ujësjellësi nuk përfundoi kurrë, banorët e Gjoricës bllokojnë rrugën kombëtare

  • 5 years ago
#oranews
Ndërtimi i Ujësjellësit të Gjoricës në Bulqizë po zgjat më shumë se një mandat parlamentar. Ndaj këtë të shtunë, banorët bllokuan rrugën kombëtare Bulqizë-Peshkopi në shenjë proteste. Ata paralajmëruan përfaqësuesit e politikës të mos shkojnë tu kërkojnë votën, nësë më herët nuk shkon uji në fshat

Dhjetra banorë të njësisë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës protestuan këtë të shtunë për mungesën e ujit të pijshëm.
Ata protestuan duke bllokuar rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi për mungesën e ujit të pijshëm prej shumë vitesh.
Ujësjellësi i nisur katër vjet më parë nuk po përfundon, ndaj banorët detyrohen të konsumojnë ujë pusesh.
"Shteti shqiptar ka nxjerrë një fond prej 1 miliard e gjysmë lekësh që të vijë uji i pijshëm në fshatin tonë mirëpo ne nuk shohim asnjë rrugëzgjidhje".

" Na kanë premtuar para votimeve ujë të pijshëm, punësime, drita dhe asgjë. Jemi të zhgënjyer komplet".
Uji është premtimi që kanë marrë në çdo fushatë, ndaj këtë herë e kanë vendosur të mos presin asnjë përfaqësues partish për zgjedhjet vendore në rast se më parë nuk përfundon Ujësjellësi.
"Që 4 vjet ne po na zhgënjejnë".

"Po nuk erdhi uji në shtëpinë tonë do ta bëjmë protestën dhe më masive, gati çdo ditë do ta bllokojmë rrugën".

Protesta e tyre këtë të shtunë zgjati rreth 1 orë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të rikthehen çdo ditë duke bllokuar rrugën nacionale, derisa problemi i tyre të zgjidhet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vuajne-mungesen-e-ujit-te-pijshem-prej-vitesh-banoret-e-gjorices-protestojne

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended