Banorët e Mbrostarit nuk tërhiqen, bllokojnë rrugën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Protestat në Fier nuk janë ndalur as këtë të shtunë ku banorët e fshatit Mbrostar bllokuan sërish rrugën nacionale Fier-Lushnje. Ata jane kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve. Gjatë grumbullimit nuk pati incidente ndërsa protestuesit shoqëroheshin kete here edhe nga fëmijët e tyre. Banoret akuzojnë kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, se i ka prerë në besë pasi e kishte marrë vendimin për ndërtimin e impiantit të mbetjeve ne fshehtësi. Përplasje mes banorëve dhe kryebashkiakut ka pasur edhe në Bashki nje dite me pare ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Recommended