Ora News - Bilanc lufte, çdo vit 23 gra e vajza vriten nga partnerët ose familjarë

  • 5 years ago
#oranews

98 gra janë vrarë nga viti 2012 deri në shkurt të këtij viti. Vetëm në një muaj e gjysmë të këtij viti 6 gra janë vrarë nga të afërmit dhe këto statistika për studiuesit janë në nivel alarmant. Studiuesja, Edlira Gjoni, thotë se çdo vit gjykatat japin 9 mijë urdhra mbrojtjeje për gratë dhe vajzat, edhe pse shpesh ato tërheqin denoncimet, të gjendura nën presion.

Nga viti 2012 deri në muajin shkurt të këtij viti, burrat shqiptarë u kanë marrë jetën 98 grave dhe vajzave.

Të dhënat janë shokuese dhe shqetësuese. Për një vend të vogël si i yni, statistikat i ngjasojnë një bilanci lufte.

Studiuesja, Edlira Gjoni, thotë se vrasjet e grave kanë një trend rritës çdo vit.

Edlira Gjoni: Kemi një mesatare të hidhur sa janë shndërruar gratë në numra tani.23-24 gra çdo vit që vriten në Shqipëri nga familjarët e tyre, bashkëshortë, partnerë, kemi dhe baballarë që vrasin vajzat.

Por ndërgjegjësimi për të denoncuar dhunuesin është rritur.

Gjoni shprehet se çdo vit në vendin tonë gjykatat japin 9 mijë urdhra mbrojtje për gratë dhe vajzat edhe pse shpesh këto të fundit të gjendura në presion e tërheqin denoncimin.

Edlira Gjoni: Edhe nëse nuk ndodh kështu, procedura vazhdon dhe gratë janë në urdhër mbrojtje. Është qesharake pothuajse sepse gjykata shqiptare të dërgon në të njëjtën çati, nuk duhet ti afrohesh bashkëshortes në një distancë të caktuar ndërkohë që ne e pamë se çfarë ndodhi me Liljana Rukon në Fier që e hodhi bashkëshorti nga dritarja e banjos në shtëpi edhe pse ishte me urdhër mbrojtje. Me urdhër mbrojtje në të njëjtën shtëpi si mund të bashkëjetosh?

Arsyet nuk janë vetëm ekonomike dhe sociale.

Edlira Gjoni: Janë më të thella çështjet se një xhelozi e momentit. Janë çështje të varësisë ekonomike, të varësisë nga droga, alkooli, bixhozi si dhe të një mospjekje kulturore, ekonomike, sociale dhe arsimore të personave që kanë kryer vrasjen.

Vetëm këtë vit numri i grave të mbetura viktimë si pasojë e vrasjes nga bashkëshortët apo të afërmit ka shkuar në 6 duke paralajmëruar se edhe 2019 do të jetë viti i burrave vrasës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bilanc-lufte-cdo-vit-23-gra-e-vajza-vriten-nga-partneret-ose-familjare

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended