Ora News - Kandidate për kryebashkiake në Shkodër? Senida Mesi: Do ishte nder
  • 5 years ago
#oranews #kandidate #kryebashkiake #sendiamesi
Ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit të saj në postin e kryetares së bashkisë së Shkodrës.

Pas Voltana Ademit që ambicien e ka bërë publike, edhe Mesi gjatë një inspektimi të investimit të ADISA, nuk e përjashtoj një gjë të tillë, gjithmonë nese emri i saj do të propozohet nga strukturat.

"Jemi në një proces të brendshëm të PS. PS dhe Shkodra ka kandidat potencial shumë të mirë edhe më të mirë se unë. Çdo individ, përfshirë edhe mua do të isha shumë e vlerësuar dhe e respektuar. Sepse jo vetëm PS, por edhe qytetarët e Shkodrës do të doni që unë të isha një kandidaturë. Por le ti lemë kohën proceseve të brendshme, me qëllim që të dali një kandidaturë që jo vetëm ka votëbesimin e PS, por të kishte edhe besimin e qytetarëve të Shkodrës. Është një vlerësim për çdo individ. Unë do bëj fushatën time për këdo PS të vendosë. Për Shkodrën është momenti i duhur për rrotacion", u shpreh Senida Mesi.

Investimin që e kishte shpallur objektiv të përfundohej në dhjetor, pasi pa nga afër ecurinë e punimeve, dha afatin e ri që është fundi i muajit Mars. Bashkë me imazhin e transformuar në këtë qendër ndryshon tërësisht edhe koncepti i shërbimeve, ku disa të tilla jo vetëm të drejtorive rajonale, por edhe bashkisë, do të ofrohen në këto sportele.

Mesi përmendi edhe investimet e mbetura përgjysmë si rruga e Velipojës, apo pika turistike Zogaj ? Skje, ku për këtë të fundit u ndal në specifikat konkrete që po diskutohen, pasi investimi është i përbashkët me Malin e Zi.

Mesi pas postit të lartë në qeveri, këtë herë inspektimet në qytetin e saj i kreu si një deputete e thjeshtë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kandidate-kryebashkiake-ne-shkoder-senida-mesi-do-ishte-nder

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended