Mesi: Djegia e mandateve përsëritje çadre! Do ishte nder të përfaqësoja Shkodrën në zgjedhjet lokale

  • 5 years ago
Deputetja e Partisë Socialiste foli sot në studion e Report Tv me gazetarin Besard Jacaj, lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ajo e quajti aktin e opozitës një histori të përsëritur të 'ccadrës', veccse më ekstrem.

Mesi tha se djegia e mandateve është një papërgjegjshëmri për shkak se nga njëra anë lënë pa përfaqësues sovranin që i ka zgjedhur dhe nga ana tjetër pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

"Djegia e mandateve është një përsëritje çadre, ndoshta një formë më ekstreme. Edhe atëherë kryeministri Rama u ul në biseda dhe negociata dhe i ofroi opozitës atë që donte që të mos krijonte aludimin minimal të faktit që po përsëritet sot, për zgjedhje të ndershme për të gjithë shqiptarët. Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi kërkuar një gjuhë bashkëpunimi. Kemi marrë përsipër të qeverisim. Kemi qenë të barabartë me çdo politike. Nuk është faji jonë që populli na votoi. Opozita e sheh veten humbëse në këto zgjedhje, ndaj shfaq këto sjellje. Veprimi i opozitës është i paprecedentë. Në sistemet demokratike partitë kanë një platformë. Në fund të ditës mandati nuk është i tyri por i sovranit. 340 mijë votues të Partisë Demokratike nuk ka përfaqësues në parlament. Si do dëgjohet zëri i tyre sot? Për një shtet të vogël si Shqipëria kt veprim është i rrezikshëm për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE"

Ndërkohë, lidhur me zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në qershor të këtij viti, Mesi nuk e përjashtoi mundësinë e përfaqësimit të qytetit të Shkodrës.

"Shkodra sot nuk është Shkodra që duam. Në Shkodrën që duam këto zgjedhje do punojmë së bashku. Do e konsideroja nder dhe privilegj të përfaqësojë Shkodrën. Dhe besoj është detyrë për çdo qytetar të saj të kontribuojë për të", deklaroi Mesi.

Recommended