Ora News - Shkodër, ekzekutohet me 3 plumba Angjeli Shkambi, ishte në arrest shtëpie për kanabis

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 32 vjeçar u ekzekutua me 3 plumba në kokë, rreth orës 11.00 të së dieles, në afërsi të varrezave të Stom Golemit, në Shkoder.

Mësohet se viktima Angjelin Shkambi ka thyer vendimin e Gjykatës pasi ka qenë në arrest shtëpie për kultivim të lëndëve narkotike. 32-vjeçari dhe një grup prej 13 personash u arrestuan në prill të 2017 për kultivimin e rreth 3000 lëndëve narkotike kanabis.

Ai u la në arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ndërsa Apeli rrëzoi këtë vendim dhe vendosi arrest shtëpie.

Nga ana e policisë tashmë ka nisur hetimi dhe një nga pistat kryesore është konflikti për shkak të lëndëve narkotike.

Viktima është gjetur në automjetin e tij benz dhe mendohet se është qëlluar nga një distancë e afërt, pasi grupi hetimor ka gjetur dy gëzoja pistolete pranë trupit të viktimes, ndërsa një i tretë pranë derës së pasagjerit. Kjo ka shtuar dyshimet se viktima dhe autori që e ka qëlluar po lëviznin në të njëjtin automjet.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe dëshmitë e marra prej personave të cilët kanë njoftuar sallen operative, mesohet se tre të shtënat janë dëgjuar brenda mjetit dhe më pas një person është parë duke u larguar me vrap por pa mundur të identifikohet për shkak se është futur menjëherë në një rrugicë aty pranë.

Mungesa e kamerave të subjekteve përreth e bën të vështirë identifikimin e tij.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-ekzekutohet-me-3-plumba-32-vjecari-ishte-ne-arrest-shtepie-kanabis