Ora News - Adoleshentët në rrezik nga interneti i pasigurt

  • 5 years ago
#oranews #adoleshentet #interneti
Adoleshentët e moshës 15-17 vjeç janë më të rrezikuar nga navigimi në internet të pasigurt. Këto janë të dhënat që nxjerr në pah një raport i vitit 2018 nga CRCA, i cili i quan krime pa ndëshkim mosmbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi në internet.

Lundrimi në internet të pasigurt mbetet një shqetësim sidomos për adoleshentët.

Një raport i CRCA Albania tregoi se grupmosha 15-17 vjeç janë më të rrezikuarit përsa i përketë dhunës, bullizmit apo vjedhjes së identitetit në internet.

Nga gjetjet e raportit u vu re se raportuesit më të shumtë të rreziqeve që hasnin në internet ishin djemtë me 46 % të totalit, ndërsa vajzat zinin 43 %.

Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj, tha se ky raport fokusohet në ngjarjet e dhunës, por edhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet.

Altin Hazizaj: Mosha e adoleshencës janë të gjithë të ekspozuar përkundrejt rrisqeve dhe rreziqeve që paraqet interneti si pornografia, imazhe të nudizmit, imadhe të padëshiruara dhe të pakërkuara që persona të panjohur ua nisin fëmijëve apo gjuhë urrejtje ndaj djemve dhe vajzave por sidomos ndaj vajzave.

Sipas Hazizaj, problematik mbetet legjislacioni shqiptar, i cili nuk arrin dot të mbrojë fëmijët gjatë navigimit në internet.

Altin Hazizaj: Duhet ndryshuar kodi penal në mënyrë urgjente, në mënyrë që të mbrojmë fëmijët në internet.

Referuar të dhënave të raportit, vihet re se gjuha e urrejtjes është ankesa kryesore e adoleshentëve.

Raporti për rreziqet e internetit

Djemtë - 46 %

Vajzat- 43 %
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/adoleshentet-ne-rrezik-nga-interneti-i-pasigurt

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended