Ora News - Berat, lagjja muzeale në rrezik nga shembja e masivëve shkëmborë
  • 5 years ago
#oranews #berat #lagjamangalem
Lagjja muzeale "Mangalem" rrezikohet nga shkëmbinjtë e kodrës në të cilën është ndërtuar. Për të shmangur incidentet Bashkia ka marrë disa masa si dhe ka hartuar një projekt që i është dërguar Institutit të Monumenteve.

Lagjja muzeale "Mangalem" në qytetin e Beratit, vijon të jetë e rrezikuar nga shkëmbinjtë mbi të cilët ajo është ndërtuar.

Nuk kanë qenë të pakta rastet, kur masive shkëmborë janë shkëputur nga faqja kodrinore dhe kanë rrezikuar banesat muzeale të lagjes por edhe kalimtarë e automjete në rrugë.

Situata mbetet alarmante ndërsa Bashkia për të shmangur incidentet ka rrethuar prej disa ditësh me shirita zonën dhe ka ndaluar parkimin e automjeteve në këtë zonë.

Petrit Sinaj: Si Bashki po marrim masa për parkimet që janë në këtë zonë ku bien shkëmbinjtë, projekti kur të jetë i detajuar do ti kërkojmë ndërhyrje qeverisë shqiptare që me fondet e veta të krijojnë një siguri për këtë pjesë të rrugës por edhe pjesën e zonës së banuar.

Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, thotë se i është dërguar një shkresë Institutit të Gjeologjisë dhe po hartohet një plan i detajuar masash.

Petrit Sinaj: I kemi dërguar një shkresë Institutit, kanë ardhur dhe e kanë parë specialistë të fushës, po hartojnë një projekt të detajuar. Kemi qenë në kordinim dhe Ministrinë e Kulturës.

Sinaj shprehet se situata është rënduar për shkak të kalimit në rrugë të mjeteve me tonazh të rëndë, për të cilat Bashkia ka reduktuar oraret por nuk mund të pengojë dot bllokimin e aktiviteteve të qyteteve Poliçan e Skrapar, pasi kjo është e vetmja rrugë lidhëse mes qyteteve.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berat-lagjja-muzeale-ne-rrezik-nga-shembja-e-masiveve-shkembore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended