Ora News - Banorët kërkojnë largimin e kabinës nga pallati, OSHEE thotë se s'ka rrezik
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e një pallati 5 katësh në Gjirokastër prej disa kohësh kërkojnë largimin një kabine elektrike që ndodhet në katin e parë të ndërtesës. Ata thonë se ajo shpesh herë bëhet e rrezikshme për ta. Por në Drejtorinë e OSHEE Gjirokastër thanë për Ora News se kabina ka qenë aty prej ndërtimit gjatë kohës së komunizmit dhe nuk paraqet asnjë rrezik.

Banorët e një pallati 5 katësh në lagjen "Blloku i Furrave" në Gjirokastër thonë se jetojnë me frikë për shkak të kësaj kabine elektrike që ndodhet në katin e parë.

"Është e rrezikshme, tensioni i lartë, këto kabllot që i kemi mbi dritare. Kemi dhe frikë nga ajo ulërima, herë pas here pëlcet. Kemi frikë ne, jo më fëmijët".

Prej kohësh ata kanë kërkuar largimin e saj nga ambientet e banimit, pasi thonë se shpesh herë nga kabina dëgjojnë shpërthime dhe sipas tyre del edhe flakë.

"Kam fëmijë, tremet djali ulërin, del gjithë pallati përjashtë. Shkëndija se i del flaka nga të çarat".

Por për drejtorinë Rajonale të OSHEE në Gjirokastër, kjo kabinë nuk paraqet asnjë rrezik për banorët e pallatit ku ndodhet.

I kontaktuar nga Ora News, Drejtori rajonal tha kabina ka qenë aty që në fillim dhe është brenda standardeve.

Madje vetëm një muaj më parë aty janë bërë ndërhyrje për sigurinë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-kerkojne-largimin-e-kabines-nga-pallati-oshee-thote-se-ska-rrezik
Recommended