Ora News - Dekoderat, katër anëtarë të AMA kërkojnë largimin e Gentian Salës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër anëtarë të Bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive kërkojnë shkarkimin e kreut të këtij institucioni për shkak të vendimit për ndalimin e sinjalit televiziv analog më 10 shtator. Mbledhja e radhës e Bordit të AMA-s është shoqëruar me debate të ashpra, ndërsa katër anëtarët kanë theksuar se vendimi i marrë nga kreu i institucionit Gentian Sala ka sjellë cënimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim. Ata thonë se nuk kanë qenë në dijeni për këtë vendimmarrje.

Mbledhja e rradhës e Autoritetit të Medias Audiovizive është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetarit Gentian Sala dhe anëtarëve të Bordit.

Katër nga këta të fundit kanë qenë kritik ndaj vendimit për rindezjen e sinjalit analog.

Ata kanë propozuar një plan masash në mënyrë që një situatë e tillë të mos përsëritet në janar të vitit 2019.

Por pavarësisht qëndrimeve kundër dhe kritikave, drejtori i AMA-s, Gentian Sala, mban të njëjtin qëndrim duke shpjeguar se problemet me dixhitalizimin e detyruan institucionin që drejton të tërhiqet nga vendimi për fikjen e sinjalit analog.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dekoderat-tre-anetare-te-ama-kerkojne-largimin-e-gentian-sales

Recommended