Ora News - Vjosa del nga shtrati por ende pa rrezik, Leli: Risku nuk ka kaluar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vëmendja e autoriteteve vendore të qarkut të Vlorës është përqëndruar në Novoselë, aty ku po mbahet nën monitorim Vjosa. Lumi ka dalë nga shtrati në zonën e njohur si pazari i Gjësë së Gjallë në Novoselë por ende nuk ka vërshuar me vrull. Niveli i prurjeve që vijnë ende nuk e ka kaluar pragun e vërshimit masiv. Prurjet janë ende shumë intensive.

Në inspektimin e tij të katërt në këtë zonë, kryebashkiaku Dritan Leli në një lidhje për Ora News tha se situata është problematike dhe risku nuk ka kaluar.

Ai shtoi se reshjet vijojnë të jenë intensive, ndërsa janë evakuar të gjithë banorët, banesat e të cilëve ndodhen në breg të lumit. Po kështu sipas tij është bërë edhe zhvendosja e bagëtive. Janë 100 forca të Delta Forcë dhe ushtrisë të angazhuara në operacion.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/me-syte-nga-vjosa-ne-novosele-leli-risku-nuk-ka-kaluar

Recommended