Ora News - Vjedhja në Pashaliman, shkarkohen 15 ushtarakë

  • 5 years ago
#oranews

Pas përfundimit të hetimit administrativ lidhur me vjedhjen në bazën ushtarake Pashaliman në Vlorë, ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka firmosi shkarkimin e zinxhirit komandues në bazën ushtarake detare të Pashalimanit.

Bëhet fjalë për 15 ushtarakë, përfshi dhe komandantin e Bazës dhe zëvendësin e tij.

Ndërkohë që i është propozuar presidentit Ilir Meta shkarkimi i Gjeneral Major Ylber Dogjani me detyrë komandant i Forcave Detare.

Shkarkimi i Dogjanit është kompetencë e presidentit Ilir Meta.

Nga hetimi administrativ i Shtabit të Përgjithshëm rezulton se të shkarkuarit janë përgjegjës për mangësi në masat e sigurisë në bazë.

Grabitja e arsenalit te armeve- Grabitja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 10 janarit 2019.

Bëhet fjalë për automatikë, mijëra fishekë blind shpues-djegës si dhe fishekë të tjerë luftarakë.

"2 armë luftarake automatike 'model 56" me bajonetë shtizë, fishek luftarak7.62mm që përdoren për armë luftare pistoletë 700 copë, fishekë luftarakë që përdoren nga armë luftarake automatike blind-shpues-djegës 3691 copë. Granata dore luftarake 40 copë, ndezësa për granata dore luftarake 40 copë, krehër hark automatik luftarak 1 copë. Pushk "m4" karabine luftarake "model 14.5" 1 copë por edhe fishek luftarak "model 5.56 mm *45mm me majë të rrumbullakët, normal 1000 copë, krehëra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56mm , 4 copë" zbuloi Ora News.

Vjedhja është konstatuar disa orë më vonë, ku policia ushtarake gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe një dritare të dëmtuar në depon e armëve e cila besohet se është përdorur për të nxjerrë jashtë materialet e vjedhura. Për këtë ngjarje të arrestuar janë një infermier, një student dhe dy oficer roje.

Baza e Pashalimanit është një nga objektet më të rëndësishme të sigurisë ushtarake në Shqipëri që shërben për flotën bregdetare e cila kryen kontrolle të regjimit kufitar detar shqiptar dhe operacione në kuadër të forcave të NATO-s.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkarkon-15-ushtarake-grabitjen-ne-pashaliman-kerkohet-dhe-shkarkimi-i-komandantit-te-forcave-detare


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz