Ora News – Ngacmim seksual dhe shitje të librave me detyrim, shkarkohen 3 pedagogë të Bujqësorit

  • 5 years ago
#oranews #ngacmimseksual

Tre pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë shkarkuar nga puna. Rektori Bahri Musabelliu shprehet se largimet kanë ardhur pas ankesave të disa studentëve për ngacmime seksuale, mit-marrje dhe shitje të librave me detyrim.

Ngacmimet seksuale, shitja e librave me detyrim dhe mitmarrja i kanë kushtuar vendin e punës tre pedagogëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rektori Bahri Musabelliu shprehet se shkarkimi i tyre ka ardhur pas ankesave të disa studentëve.

Përveç tre pedagogëve që tashmë janë larguar nga puna rektori bën të ditur se është pezulluar edhe një profesor ndërsa një tjetër është transferuar.

Drejtuesi i Universitetit Bujqësor nuk bën publik emrat për arsye etike ndërsa thekson se në vijim mund të ketë shkarkime të tjera po për të njejtat arsye.

Mësohet se këto lëvizje kanë ardhur pasi në zyrën e rektorit kanë shkuar disa studentë dhe i kanë shprehur shqetësimin se pedagogët i kanë detyruar të blejnë librat e tyre si dhe u kanë kërkuar lekë në këmbim të një note kaluese. Studentët po ashtu kanë denoncuar edhe disa raste të ngacmimeve seksuale nga pedagogët.

Shitja e librave si dhe korrupsoni nw universitete ishin edhe disa prej problemeve qw ngritwn studentwt gjatw protestës dy mujore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ngacmim-seksual-dhe-shitje-te-lirbave-me-detyrim-shkarkohen-3-pedagoge-te-bujqesorit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended