Ora News - Nga selia PS nis furtuna: Shkarkohen 11 kryetarë degësh, ja lista

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Njëmbëdhjetë kryetarë degësh janë shkarkuar nga kryesia e PS-së për mospërmbushje objektivash,neglizhencë dhe shturrje.

Ora News zbardh një pjesë të listës me 11 kryetarë të degëve të PS të shkarkuar

Gazetari i Ora News, Sonil Frashëri informon se bëhet fjalë për kryetarët e degës së PS në Memaliaj, Cërrik Delvinë, Selenicë, Devoll

Ndërkohe qe jane paralajmeruar dhe shkarkime drejtoresh.

Deputetja Elisa Spiropali në një prononcim për median jashtë selisë PS-së tha: Në mbledhjen e sotme të kryesisë u shkarkuan kryetarë partite të Partisë Socialiste në territor. Janë vënë re vonesa të pajustifikueshme në riorganizimin e partisë. Në fushatën e anëtarësimeve dhe në degët lokale vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politike iu është kërkuar të rrisin prezencën në terren dhe në qarqet që ata mbulojnë politikisht sidomos në Bashkitë e drejtuara nga opozita ku shihet një degradim i madh marrëdhënies së pushtetit lokal me qytetarët. Ne nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opzitës që të vëmë gishtin në plagët e qeverisjes lokale, qoftë edhe qëndrore aty ku ka nevojë për ndërhyrje. Është e rëndësishme që paralelisht me qevëerisjen e vendit të punohet edhe në familjen tonë të madhe politike në territor.


Spiropali tha se drejtuesit politikë do rrisnin prezencën në territor për të bërë edhe analizën e qeverisjes qëndrore.

Deklarata u bë ndërsa në PS u mbajt me dyer të mbyllura mbledhja Kryesia e PS-së.

Kjo mbledhje u thirr dy ditë pas arrestimit të ish drejtorit të policisë së burgjeve, Arben Çuko dhe ish deputetit Arben Ndoka.


Rama kerkon raport

Mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura ndërsa gazetari i Ora News Sonil Frashëri informon se kryetari i PS-së ka kërkuar një raport lidhur me emërimet si dhe të vendoset një kqyrje më e thellë për emërimet e drejtorëve rajonalë.

Rama duke iu referuar indirekt arrestimeve të djeshme ka kërkuar nga cdo deputet që të identifikojë drejtorët që nuk punojnë siç duhet pasi sipas tij, këta drejtorë me keqmenaxhimin dhe korrupsionin e tyre i kanë nxirë fytyrën socialistëve.

Gjithashtu kërkohet identifikimi i drejtorëve të tjerë të drejtorive rajonale që nuk kanë plotësuar detyrën e tyre siç duhet. Një tjetër kërkesë e kryeministrit për deputetët e forcës së tij politike ishte që të mbanin shënim dhe të raportonin cdo shpifje ndaj tyre në departamentin Anti Shpifje në partinë socialiste në mënyrë që të ndiqet në rrugë gjyqësore.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pas-arrestimeve-rama-kerkon-mbledhjen-e-kryesise-se-ps